mk | eng

Vendosja e sistemit të qëndrueshëm dhe të integruar të menaxhimit të mbeturinave të paketimit brenda sistemit të Euro-Ekopak;
Krijimi i një financimi të qëndrueshëm dhe riinvestimit të të ardhurave në realizimin e sistemit të integruar për mbeturinat e paketimit brenda sistemit të Euro-Ekopak;
Ngritja e transparencës së plotë në funksionimin e Euro-Ekopak;
Krijimi i menaxhimit të qëndrueshëm të integruar në të gjitha fazat i cili përfshin:


- Krijimi i një sistemi për selektimin e mbeturinave nga anëtarët e sistemit të Euro-Ekopak në pajisje urbane që do të ofrohet nga personi juridik Euro-Ekopak,
- Krijimi i një sistemi të mbledhjes së mbeturinave nga subjektet e licencuara ligjore
- Krijimi i një sistemi për  transportimin e mbeturinave nga subjektet e licencuara ligjore,
- Krijimi i një sistemi për përpunimin dhe ripërdorimin e mbeturinave të paketimit nga subjektet e licencuara ligjore,
- Zhvillimi i sistemeve të reja për përpunimin e mbeturinave të paketimit,
- Krijimi i ambientit ekonomik dhe konkurrencës lojale në tregun e mbeturinave të paketimit,
- Krijimi i regjistrimeve të plota të sasive të mbeturinave të paketimit në përputhje me ligjin
- Krijimi i një sistemi për monitorimin e lëvizjes së paketimit të mbeturinave në të gjitha fazat e saj,
- Vendosja e bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe organin administrativ shtetërore përgjegjëse për mjedisin,
- Antarsimi në institucionet ndërkombëtare për respektimin e direktivave evropiane dhe standardet ekologjike,
- Vendosja e bashkëpunimit me institucionet përkatëse dhe partnerëve në vendë dhe jashtë vendit,
- Futja e sistemeve të certifikimit dhe të sistemit të standardizimit të Euro-EKOPAK dhe anëtarëve të saj,
- Zbatimi i detyrimeve të tjera të përcaktuara me ligj (etiketimi i mbeturinave për identifikimin, etj.).

 

Misioni themelor i subjektit ligjor të Euro-Ekopak është që plotësisht të monitorojë realizimin e qëllimeve kombëtare në drejtim të krijimit të një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit, financimit  dhe riintegrimit për krijimin e një ambienti të shëndetshëm, ambient të favorshëm ekonomik në treg dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së gjeneratave të tanishme dhe gjeneratave të ardhshme.